Qeveria e Kosovës ka hapur në veri të vendit zyrën e posacme që do të ndihmojë një ekip profesionistësh në krijimin e komunës së Mitrovicës.

Hapja e Qendrës për Shërbimin ndaj Qytetarëve është përshëndetur edhe nga përfaqësuesi i ICO-së, Piter Feith.

“Qeveria kosovare po dëshmon se është e përkushtuar të ndihmojë qytetarët e saj, pa dallim etnie”, është shprehur Feith.

Sipas shefit të ICO-së, ekipi i profesionistëve që do të punojë për krijimin e komunës së re do të instalohet pikërisht në zyrat e kësaj qendre.

Ky ekip, ka saktësuar Feith, ka punuar nga viti i kaluar në disa projekte që synojnë përmirësimin e standarteve të jetesës për qytetarët e Mitrovicës veriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA