Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor nacionalistin serb Vojisllav Sheshel, nën akuzën e zbulimit të identiteteve të dëshmitarëve të cështjeve të krimeve të luftës.

Sipas mediave ballkanase, Sheshel u konsiderua përgjegjës për shpërfilljen e rekomandimeve të gjykatës së OKB-së për ruajtjen e dëshmitarëve të mbrojtur.

Akuza në fjalë është e treta që ngrihet ndaj nacionalistit serb, që prej kohës kur ai u dorëzua në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Vojvodinë gjatë viteve 1991-94.

Sheshel u shpall i pafajshëm në procesin e parë, procesi i dytë është në zhvillim e sipër, ndërkohë që për të tretin nuk ka ende një datë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA