Rrjeti i vëzhguesve ndërkombëtare, ENEMO, që mbikëqyri zgjedhjet e fundvitit të kaluar në Kosovë, ka hedhur kritika të ashpra ndaj procesit në raportin e tij përfundimtar.

“Një seri parregullsish gjatë zgjedhjeve kanë dëmtuar rëndë besimin në proceset demokratike në Kosovë”, vlerësohet në raportin e ENEMO, që u ftua në Kosovë nga presidenti i atëhershëm Jakup Krasniqi.

Sipas raportit, shkelja e privatësisë së votës nga familja dhe votimi në grup janë konstatuar në shumë vende dhe nuk përbëjnë një rast të vecantë.

“Këto shkelje serioze të procedurave janë pranuar, ndërsa stafi në qendrat e votimit nuk ka bërë përpjekje për t’i ndaluar këto parregullësi”, nënvizon raporti.

Duke e vlerësuar procesin zgjedhor si “të zymtë”, dokumenti shton më tej se, rastet e presioneve dhe frikësimit të vëzhguesve vendorë janë raportuar tek ata ndërkombëtarë, duke shënuar edhe një tjetër pikë të dobët të procesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA