Ambasadori amerikan në Prishtinë Kristofer Dell, duke komentuar idetë e
zyrtarëve të lartë serbë për ndarjen e Kosovës, tha se nuk është i
befasuar me deklarata të tilla.

“Eshtë paksa zhgënjyese që nuk ka më shumë modernizëm në mënyrën e të menduarit në Beograd”, tha ambasadori Dell.

Sipas tij, ben te ditur RTK, ka ardhur koha që tani të kërkohen ”zgjidhje më moderne në kontekst të Evropës së shekullit të 21-të, për të zgjidhur dallimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Sipas ambasadorit amerikan, parakusht i aspiratave evropiane të Serbisë dhe të Kosovës është që këto probleme të zgjidhen në mënyrë moderne e konstruktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA