Kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se qeveria e tij nuk e ka diskutuar asnjëherë opsionin e ndarjes së Kosovës.

Në një prononcim për mediat, Cvetkovic ka refuzuar të komentojë deklaratën e zëvendësit të tij Ivica Dacic, i cili e cilësonte ndarjen si zgjidhjen më reale të statusit të Kosovës.

“Nuk mund të komentoj deklaratat e politikanëve për një temë, e cila nuk është diskutuar kurrë në mbledhjet e qeverisë”, ka deklaruar Cvetkovic.

Pak ditë më parë Dacic deklaroi se Serbia gradualisht po e humbet Kosovën dhe bëri thirrje për marrjen e një mase para se të jetë vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA