Një javë pas vizitës së presidentit të Komisionit Europian në Ballkan, edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton viziton nesër Serbinë dhe pasnesër Kosovën.

“BE është i vendosur për perspektivën europiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Duam të shohim përparim në rajon”, thuhet në një komunikatë për shtyp, ku theksohet se vazhdimi i dialogut dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbësore.

Për vizitën e Ashton në Ballkan është folur dhe gjatë muajve shkurt e mars të këtij viti. Kabineti i saj madje, premtonte dhe përfshirjen e Tiranës në listën e vendeve që do të vizitoheshin në castin më të parë të mundshëm gjatë këtij turi ballkanik.

Por, njoftimi zyrtar thotë se Ashton shkon vetëm në Serbi e Kosovë dhe se ajo do të takohet me presidentin serb Tadic, kryeministrin kosovar Thaci dhe kreun e misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA