Aguero kërkon Realin, spanjollët thonë jo

25/05/2011 21:20

Sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid, Sergio “Kun” Aguero kërkon të shkojë tek Reali, por klubi spanjoll nuk është gati për një operacion të tillë.

Sipas “Marca”, Aguero kërkon të kalojë tek një klub më prestigjoz, por do preferonte të mos linte Madridin ku prej pak kohësh ka blerë një shtëpi.

Atletico është kundër nisjes së argjentinasit, duke theksuar se kush do përpiqet ta blejë duhet të paguajë një klauzolë prej 45 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA