Nemanja Vidic, kapiteni i Manchester United, thekson se çelësi i suksesit për ekipin e tij në finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet të shtunën në mbrëmje në Wembley është ndalimi i tre lojtarëve kryesorë të Barcelonës, Xavi, Iniesta dhe Messi.
“I gjithë ekipi ka për detyrë të ndalojë treshen Xavi-Iniesta-Messi. Lidhen mirë me njëri-tjetrin dhe në gabimin më të vogël të mbrojtjes arrijnë të gjejnë hapësirën për të shënuar”, u shpreh mbrojtësi serb për gazetën e vendit të tij ‘Politika’.
“Deri më tani asnjë ekip nuk ka arritur të ketë më shumë topin nën kontroll se Barcelona dhe këtë e dimë shumë mirë. Duhet të jemi të përqendruar, në formë dhe të kemi besim te vetja”, shtoi Vidic.
Gjithsesi, mbrojtësi qendror gjen një pikë të dobët tek kundërshtarët: “Shumica e lojtarëve janë shumë të shkurtër dhe ne do të mundohemi të shfrytëzojmë këtë aspekt.”
Top Channel