Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se konfirmimi i së
ardhmes evropiane të Kosovës nuk është i mjaftueshëm, edhe pse vjen nga
të gjitha nivelet.

Duke folur në takimin e Këshillit ndërministror për integrimet evropiane, Thaci ka nënvizuar se Kosova ka nevojë për koordinata të qarta rreth integrimit në BE, pasi është i vetmi vend në rajon që nuk ka marrëdhënie kontraktuale me Unionin.

“Perspektiva evropiane e Kosovës është konfirmuar në vazhdimësi në të gjitha nivelet. Sidoqoftë, konfirmimi nuk është i mjaftueshëm. Kosova ka nevojë për koordinata të sakta për këtë qëllim. Përkundër partneritetit dhe marrëdhënieve të ngushta, Kosova mbetet i vetmi vend pa marrëdhënie kontraktuale me BE-në”, ka pohuar Thaci.

Në takimin e radhës të Këshillit ndërministror për integrimet evropiane, kryeministri e ka vënë theksin tek punët që janë kryer përsa i përket axhendës së integrimit.

Ai i është referuar platformës së miratuar nga qeveria e tij dhe kritereve të përmbushura për marrjen e strategjisë për liberalizimin e vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA