Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur sot stërvitjen e koduar me emrin
“Luani i Shkathët 4”, që do të zgjasë deri të premten dhe do të
zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj dhe Istog.

Stërvitja në fjalë ka si qëllim testimin e aftësive të brigadave, batalioneve dhe kompanive të FSK-së në reagimin ndaj situatave emergjente që mund të lindin në Kosovë.

Duke qenë seanca e katërt e stërvitjes, FSK ka marrë një rol më të madh në planifikimin dhe koordinimin e operacionit, duke bërë që KFOR të ketë një rol këshillues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA