Forlan, “dhurata†e Al Wasl për Maradonën
24/05/2011 14:55
Klubi arab Al Wasl po punon për t’i dhuruar trajnerit të ri Diego
Armando Maradona një blerje të madhe, sulmuesin uruguajan të Atletico
Madrid, Diego Forlan.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Gulf News”, që citon administratorin e klubit të Dubait, Ashraf Ahmad Mohammad.
“Forlan është një nga emrat e mëdhenj në listën tonë. Megjithatë, ende nuk e kemi mbyllur marrëveshjen, jemi në tratativa”, ka deklaruar drejtuesi i klubit.
Forlan, 32 vjec, është vlerësuar nga FIFA si lojtari më i mirë i botërorit të fundit, ku kombëtarja paraguajane zuri vendin e katërt.
Top Channel