Ferguson: Barcelona është favorite

24/05/2011 15:40

Ndryshe nga deklaratat pas festës së fitores në Premier League ku Sir Alex Ferguson u shpreh i bindur se Manchester United do të fitonte finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës, skocezi theksoi në konferencën e sotme për shtyp se favoritët të shtunën në mbrëmje janë katalanasit.

“Barcelona niset si favorite në këtë finale, por kjo gjë nuk më shqetëson. Kam besim se lojtarët e mi janë të përgatitur për të marrë rolin e skuadrës jofavorite”, u shpreh skocezi.

“Mendoj se Barcelona është më e fortë se ekipi që na mundi në vitin 2009 në Romë. Por, ne e kemi mësuar mësimin e asaj dite. Duhet të jemi më të përqendruar në mbrojtje dhe në sulm. Atë mbrëmje nuk ishim”, shtoi Ferguson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA