Udineze barazon me Milanin

23/05/2011 08:30

Barazimi pa gola ndaj Milanit kampion, i ka dhënë mundësinë Udinezes të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League, por duke filluar nga paraeleminatoret.

Skuadrës së drejtuar nga Francesko Guidolin i ka mjaftuar 1 pikë në ndeshjen e fundit, për të mbajtuar vendin e katërt në klasifikim, falë golavarazhit më të mirë sesa Lazio.

Ky i fundit ka mundur 4-2 Leçen, por kjo fitore nuk i ka mjaftuar për të marrë pjesë në Champions.

Ekipi kryeqytetas do të përfaqësojë Italinë në Europa League, së bashku me Romën që mposhti 3-1 Sampdorian falë golave të Totit, Vuçiniç dhe Borielos.

Juventusi ka barazuar 2-2 me Napolin dhe për herë të parë pas 10 vjetësh nuk arrin të marrë pjesën në kupat e Europës.

Kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin Del Neri në pankinën e Juves, ndërkohë që pasardhësi i tij pritet të publikohet ditët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA