Bundesliga, Shahin futbollisti i vitit

23/05/2011 14:40

Futbollisti i kombëtares turke tek Borusia Dortmund, Nuri Sahin, i sapo
blerë nga Real Madrid, është votuar nga kolegët e tij si futbollisti më i
mirë i Bundesligës 2010-11.

Rezultatet kanë dalë nga një sondazh të publikuar sot në revistën “Kicker”.

Shahin ka marrë 46,1% të votave duke kaluar shokun e tij të skuadrës në Dortmund, Mario Goetze (18,7%) dhe anësorin kilian të Bajern Leverkusen Arturo Vidal (7,4%).

Top Channel