Ka përfunduar aventura e Carlo Ancelotit në pankinën e Çelsit. Klubi londinez i manjatit rus Roman Abramoviç ka vendosur të shkarkojë trajnerin italian, menjëherë në përfundim të këtij sezoni në Angli.
Në këto 2 vite në krye të Çelsit, Anceloti ka fituar 1 titull kampion dhe EF EJ KAP, ndërkohë që sezonin e dytë e mbylli në vendin e dytë, 9 pikë larg Manchester United.
Në javën e fundit të Premier Ligës, Çelsi u mund 1-0 nga Evertoni.
Sipas mediave angleze një nga shkaqet më të rëndësishme të shkarkimit të Ancelotit është se italiani për këto 2 vite nuk arriti të fitojë asnjë trofe të ligës së kampioneve.
Tashmë, Anceloti ka mundësi të rikthehet të punojë në Itali, ku një nga klubet që e kërkon më shumë është Roma.
Top Channel