Vullkani islandez “tremb” Europën

22/05/2011 15:15

Rikthehet frika e bllokimit të trafikut ajror në Europë. Një tjetër super vullkan islandez ka nisur dhunshëm aktivitetin e tij në vendin nordik.

Këtë herë shpërthimin e ka nisur vullkani Grimosvoth, vullkani me kraterin më të madh në Islandë.

Lajmi për shpërthimin e Grimosvoth në jug-lindje të Islandeës e dhanë autoritetet lokale të cilat saktësuan se qysh tani reja e tymit vullkanik është ngritur në 6 kilometra.

Për momentin nuk ka njoftime për ndërprerje të fluturimeve ajrore.

14 muaj më parë shpërthimi në vullkanin Eyjafjallajokull do të shkaktonte për disa javë anomali në fluturimet ajrore në mbarë Europën. Qindra avionë pezulluan fluturimet për shkak të resë së tymit vullkanik e cila shkakton avari tek motorët e avionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA