Reja e vullkanit islandez, të martën prek Europën

22/05/2011 18:35

Nëse aktiviteti i vullkanit Grimosvotn do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, hiri vullkanik do të mbërrijë mbi Britani, Francë dhe Spanjë mesjavën që vjen.

Ky është alarmi që u është dërguar kompanive të ndryshme ajrore, duke i paralajmëruar për pezullim të fluturimeve nga e marta e më tej nëse hiri vullkanik do të vijojë të shpërndahet në qiejt e Europës.

Vullkani Grimosvotn nisi aktivitetin e tij këtë fundjavë. Për momentin vetëm në Islanda ka bllokuar hapësirën e saj ajrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA