Përfundon misioni i britanikëve në Irak
22/05/2011 16:40
Përfundoi ditën e sotme tërheqja e plotë e trupave britanike nga Iraku.
Lajmi u njoftoi nga Sekretari Mbrojtjes, Liam Fox. Fox tha për mediat se 170 trupat e fundit përfunduan misionin e tyre për trajnimin e forcave detare irakiane.
“Tashmë ne po shikojmë nga e ardhmja për forcimin e marrëdhënieve të gjithanëshme, sidomos në fushën e mbrojtes me Irakun”, tha Fox.
Misioni i trupave britanike, i nisur në vitin 2003, kur nën udhëheqjen e SHBA-së rrëzuan nga pushteti Sadam Hussein, është një ndër më të kritikuarit nga qytetarët britanikë.
Top Channel