Obama: Sulme të tjera nëse nevojitet

22/05/2011 14:25

Barack Obama do të ishte i gatshëm të urdhëronte një tjetër mision të ngjashëm me atë që çoi në vrasjen e Osama Bin Laden nëse do të ishte e nevojshme për të parandaluar atentate terroriste.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka dhënë këtë deklaratë në një intervistë për BBC.

“Respektojmë sovranitetin e Pakistanit, por detyra jonë është që Amerika të jetë një vend i sigurtë. Nuk mund të lejojmë që dikush të planifikojë vrasjen e popullit tonë apo atë të aleatëve tanë”, u shpreh Obama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA