Obama: Mbështetje të plotë për Izraelin

22/05/2011 18:10

Pavarësisht mospërputhjeve në deklarata ditët e fundit, presidenti amerikan, Barak Obama ka shprehur mbështetjen e gjithëanëshme të Shteteve të Bashkuara për Izraelin.

Duke folur para një konference të mbajtur nga lovi hebraik, AIPAC, Obama siguroi gjithashtu shtetin hebre se Irani nuk do të mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe SHBA mbetet e angazhuar totalisht për të mos lejuar dicka të tillë.

Presidenti Obama foli edhe për marrëveshjen mes palestinezëve dhe Al Fatah dhe Hamasit duke e cilësuar këtë marrëveshje si një rrezik të madh për paqen. Obama tha se SHBA mbetet e vendosur të ruajë supremacinë e forcave ushtarake izraelite në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA