Jemen, në rrezik diplomatët e huaj

22/05/2011 17:55

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, ai i Bashkimit Europian dhe negociatorë të vendeve arabe për zgjidhjen e krizës në Jemen, njoftuan se janë rrethuar në një ndërtesë në Sana nga njerëz të armatosur.

Sipas, informacioneve, diplomatët e lartë nuk mund të lëvizin prej ndëtesës për shkak të situatës së krijuar. Dhjetra persona, mbështetës të presidentit Saleh, të armatosur me armë automatike e deri tek bombat i mbajnë ata të rrethuar.

Arabia Saudite u ka bërë thirrje negociatorëve të saj në Jemen që të tërhiqen prej andej.

Diplomatët e dërguar kërkojnë arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe presidentit në pushtet, Saleh për dhënien fund të protestave të përgjakshme.

Dëshmitarë thanë për mediat ndërkombëtare se policia dhe ushtria, që ndodhen vetëm pak metra larg turmës së armatosur, nuk ka ndërhyrë për t’i shpërndarë ata.

Dyshohet se pas protestës qendrojnë autoritetet jemenase që kritikojnë diplomatët ndërkombëtarë që kanë kërkuar tërheqjen e Saleh nga pushteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA