Ishujt Seishel, rikonfirmohet presidenti
22/05/2011 08:25
Presidenti i Ishujve Sejshel, James Michel, është rikonfirmuar në detyrën e tij në zgjedhjet që u zhvilluan gjatë 3 ditëve të fundit në parajsën turistike të Oqeanit Indian.
Sipas Komisionit Zgjedhor të këtij vendi, Michel ka fituar 55% të votave.
Opozita pretendon se votimet ishin të karakterizuara nga manipulimet dhe korrupsioni.
Ishujt Sejshel janë një arkipelag i përbërë nga 115 ishuj dhe me një popullsi prej 85 mijë banorësh.
Top Channel