Gjeorgji, në rrugë kundër Saakashvilit
22/05/2011 19:05
Ka degjeneruar në dhunë protesta e opozitës gjeorgjiane që kërkon dorëheqjen e presidentit, Mikhail Saakashvili.
Mijëra protestues iu përgjigjën thirrjes së opozitës në Tbilisi për të protestuar, kundër asaj që ajo e quan, autoritarizmi i presidentit Saakashvili.
Protesta nisi e qetë por pastaj degjeneroi në përleshje me forcat e rendit. Protestuesit hodhën gurë dhe sende të tjera të forta kundër policisë, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Për pasojë dhjetra persona kanë mbetur të plagosur.
Opozita gjeorgjiane deklaroi se do të shtrijë protestat kundër presidentit, të nisura ditën e shtunë, në të gjithë vendin.
Top Channel