Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka ritheksuar qëndrimin e njohur të vendit të tij se nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova.

Deklaratën e tij Tadic e ka bërë gjatë një manifestimi të organizuar dje në Beograd, me rastin e vizitës së disa nxënësve serbë nga Kosova.

“Më thanë se vini nga të gjitha vendet e bukura të Kosovës sonë, prej të cilës ne kurrë nuk do të heqim dorë, sepse ai është vendi ku kemi ndërtuar identitetin tonë”, u ka thënë Tadic nxënësve të fillores.

Top Channel