Malajzi, rrëshqitja e tokës mbulon jetimoren
21/05/2011 14:40
Një rrëshqitje e madhe toke në Malajzi ka përfshirë një jetimore në afërsi të kryeqytetit Kuala Lumpur, duke vrarë dy fëmijë dhe duke varrosur 21 të tjerë.
Gjashtë fëmijë janë nxjerrë pa pësuar lëndime, bëjnë të ditur mediat lokale, të cilat saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në 14:30 me orën lokale, në 06:30 me orën tonë.
Burimet mediatike, që citojnë një deputet lokal, njoftojnë gjithashtu se zona ku ka ndodhur ngjarja është përfshirë nga shira të dendura në dy ditët e fundit.
Rreth 100 persona, përfshirë grupet e emergjencës, janë të angazhuar në operacionet e shpëtimit. Konkretisht, shtojnë më tej burimet, tragjedia ka ndodhur në rajonin Hulu Langat, në jug të Kuala Lumpurit.
Top Channel