Pikasja e dronëve në qiell, pezullohen fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka akuzuar vendet evropiane se kanë organizuar një plan për të shkaktuar thatësirë në Iran dhe vende të tjera të rajonit.
Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj e përditshmja iraniane “Keyhan International”.
“Sipas disa raporteve mbi klimën, evropianët kanë përdorur disa instrumente për të bërë që retë që sjellin shiun të mos arrijnë vendet e rajonit tonë, mes të cilëve Irani”, ka deklaruar Ahmadinejad.
Deklaratat e cuditshme nuk janë të rralla për presidentin iranian, i cili vetëm pak ditë më parë tha se, SHBA e vranë Bin Laden pasi e kishin përdorur për qëllimet e tyre.
Në raste të tjera, Ahmadinejad ka akuzuar edhe administratën amerikane si përgjegjësen e vërtetë për sulmet e 11 shtatorit ndaj kullave binjake.
Top Channel