Më 31 korrik do të jetë nën ‘sundimin’ spanjoll, ishulli i vogël që ndryshon… shtet çdo gjashtë muaj
Me një masë të menjëhershme dhe të paprecedentë, autoritetet izraelite
të sigurisë kanë shpallur sot “zonë ushtarake të mbyllur” ekstremin
verior të lartësive të pushtuara të Golanit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave masa në fjalë do të qendrojë në fuqi deri natën vonë.
Sipas faqes së internetit “Ynet”, policia izraelite i lejon hyrjen në këtë zonë vetëm banorëve të përkohshëm, që janë kryesisht me origjinë siriane dhe izraelitë.
Vendimi në fjalë vjen disa orë pasi presidenti amerikan Barack Obama shpalli planin e ri për Lindjen e Mesme, që u refuzua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Konkretisht, Netanyahu ka pranuar angazhimin e presidentit Obama për paqen, por ka refuzuar tërheqjen në territoret e shënuara në vitin 1967.
Top Channel