Kryeprokurori i Hagës, Serge Brammertz, në raportin mbi Kroacinë të
paraqitur në Këshillin e Sigurimit, ka vlerësuar bashkëpunimin e këtij
vendi me gjykatën.

Brammertz ka vlerësuar se Kroacia ka përmbushur kërkesat e zyrës së tij, por nga ana tjetër ka nënvizuar se zbardhja e detajeve të operacionit “Stuhia” mbetet ende larg.

“Stuhia” ishte një operacion që trupat paraushtarake kroate ndërmorën për të dëbuar ushtarët serbë nga një lokalitet kroat, ku dyshohet se kishte edhe civilë.

“Në përgjithësi Kroacia vazhdon t’u përgjigjet në kohë dhe në mënyrë adeguate kërkesave të prokurorisë”, ka vlerësuar Brammertz.

Vlerësimi për bashkëpunimin me Hagën është një ndër kriteret për mbylljen e kapitullit të 23-të, atë të drejtësisë, në bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në BE.

Top Channel