Thaci: Kontrata me “Bechtelâ€, transparente
19/05/2011 16:00
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar në Parlament se, kopja e kontratës me konsorciumin “Bechtel-Enka” e paraqitur nga lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final i saj.
“Transparenca financiare e projektit është e plotë dhe të gjitha shpenzimet, deri në detaj, janë të përfshira në ligjet përkatëse për buxhetin”, ka deklaruar Thaci.
Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka ndërhyrë duke kërkuar që kontrata orgjinale për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” të bëhet publike nga qeveria.
Por Thaci ka reaguar duke u shprehur se, “kundërshtimet për autostradën i bëjnë ata që kanë kundërshtuar edhe pavarësinë e vendit”.
Top Channel