Strauss-Kahn, denoncuasja e frikësuar
19/05/2011 01:30
Avokati i kamarieres së hotelit e cila denoncoi kreun e FMN-së, Domenique Strauss-Kahn për ngacmim seksual dhe tentativë për përdhunim, tha se klientja e tij ndihet e frikësuar.
“Pasi mësoi ditën tjetër se kundër kujt kishte kryer denoncim, klientja ime ndjehet e trembur, për veten dhe për vajzën e saj”, tha avokati i 32 vjecares.
Megjithatë, ai shtoi se klientja e tij do të dëshmojë në gjyq kundër Strauss-Kahn, që nga ana e tij do t’i paraqesë gjykatës një garanci prej 1 milion eurosh për lirim me kusht.
Top Channel