Policia e Tiranës padit 8 deputetë socialistë

19/05/2011 17:20

Policia e Tiranës ka paditur sot në prokurori tetë deputetë të Partisë Socialiste, të cilët i akuzon për shkelje të rregullave të sigurisë publike dhe fyerje të agjentëve të policisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Alma Katragjini, e cila ka publikuar edhe emrat e deputetëve të paditur.

Sipas zëdhënëses, ata janë: Sajmir Tahiri, Taulant Balla, Tom Doshi, Paulin Stërkaj, Blendi Klosi, Dashamir Peza, Gazmir Bizhga dhe Artan Gaci.

Ndërkohë, sipas burimit, në institucionin e akuzës janë paditur edhe shtatë militantë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për ushtrim dhune ndaj efektivave të policisë.

“Simpatizantët kanë dhunuar me mjete të forta agjentët që formonin kordonin. Policia fton pjesëmarrësit që të distancohen nga aktet e dhunës ndaj agjentëve të policisë, të cilët janë të angazhuar për garantimin e sigurisë publike”, ka deklaruar Katragjini.

Ditën e djeshme Policia e Tiranës paditi kryetarin e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci, për nxitje të akteve të dhunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA