
Kaka’, futbollisti i Real Madrid, nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës pasi trajneri i Brazilit, Mano Menezes, nuk e ka përfshirë në listën e 28 lojtarëve të cilën e bëri të ditur ditën e sotme.
“Kaka’ ka nevojë të vazhdojë me rekuperimin e tij. Bisedova me të dhe vendosëm që kjo nuk është koha e duhur për tu kthyer në kombëtare”, theksoi Menezes.
Gjithashtu nuk është përfshirë në listën paraprake prej 28 lojtarësh brazilianë edhe Marcelo, mbrojtësi i majtë i Real Madrid.
Kupa e Amerikës do të zhvillohet në Argjentinë duke filluar nga data 1 korrik.
Ja lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Mano Menezes:
Portierë: Victor (Gremio), Jefferson (Botafogo), Julio Cesar (Inter) dhe Fabio (Cruzeiro).
Mbrojtës: Lucio (Inter), Maicon (Inter), Thiago Silva (AC Milan), David Luiz (Chelsea), Luisao (Benfica), Andre Santos (Fenerbahce), Dani Alves (FC Barcelona) dhe Adriano (FC Barcelona).
Mesfushorë: Lucas (Sao Paulo), Lucas Leiva (Liverpool), Elano (Santos), Elias (Atletico Madrid), Henrique (Cruzeiro), Jadson (Shakhtar Donetsk), Ramires (Chelsea), Sandro (Tottenham Hotspur), Thiago Neves (Flamengo) dhe Anderson (Manchester United).
Sulmues: Alexandre Pato (AC Milan), Robinho (AC Milan), Neymar (Santos), Nilmar (Villarreal), Fred (Fluminense) dhe Leandro Damiao (Internacional).
Top Channel