Tunizi, vriten 2 eksponentë të Al Kaedës

18/05/2011 16:05

Dy persona, të dyshuar për lidhje me Al Kaedën e Magrebit islamik, kanë mbetur të vrarë gjatë natës në qytetin Siliana të Tunizisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave dy terroristët mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri me ushtarakët tunizianë.

Sipas burimeve, ata po udhëtonin në bordin e një veture bashkë me disa persona të tjerë, që kanë arritur të arratisen.

Burimet saktësojnë më tej se terroristët ishin gjithësej shtatë vetë, të armatosur dhe kishin në plan të kryenin atentate në vend.

Top Channel