Tjetër goditje për Al Kaedën, rastësi?

18/05/2011 18:25

I dyshuari si kreu i krahut ushtarak të degës irakene të Al Kaedës është arrestuar nga ushtria irakene.

Mekhlef Mohamed Hussein al-Azzaui, i njohur ndryshe si Abu Raduane, është arrestuar në natën mes së martës dhe së mërkurës.

Sipas mediave ndërkombëtare, operacioni i ushtrisë irakene u krye rreth 100 kilometra në veri të Bagdadit.

Bashkë me Al Azzaui-n u arrestuan edhe tre eksponentë të tjerë të rëndësishëm të degës irakene të organizatës terroriste.

Që pas vrasjes së Osama bin Laden, kreu i padiskutueshëm i rrjetit, janë vrarë dhe arrestuar eksponentë të rëndësishëm të Al Kaedës në Jemen, Tunizi dhe Algjeri.

Të jetë një rastësi, apo një ofensivë e orkestruar nga Shtetet e Bashkuara kundër drejtuesve kyc të organizatës?

Top Channel