SHBA, pro hapjes së zyrës së talebanëve

18/05/2011 16:10

Presidenti amerikan Barack Obama pritet të aprovojë në fund të muajit qershor hapjen e një zyre përfaqësie për guerrilasit talebanë.

Zyra në fjalë mendohet se do të hapet në një nga vendet e Gjirit dhe të gjitha gjasat janë që selia e saj të jetë në Dubai.

Lajmin e bën të ditur faqja online e së përjavshmes franceze “Le Nouvel Observateur”, që citon gazetarin e njohur pakistanez, Ahmed Rashid.

Njoftimi për zyrën vjen në një moment kur edhe talebanët kanë deklaruar se do të hakmerren për vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden.

Top Channel