Milani, Pirlo ikën, Inzaghi qendron

18/05/2011 18:50

“Pas dhjetë vitesh të paharrueshme, falenderoj shoqërinë dhe tifozët për mbështetjen”.

Kështu është shprehur Andrea Pirlo duke zyrtarizuar largimin e tij nga Milani.

Ndërsa Pippo Inzaghi, ashtu siç kishte bërë edhe Alessandro Nesta, ka rinovuar kontratën që e lidh me klubin kuqezi deri në 30 qershor të 2012.

Top Channel