Medvedev: Presidenca, vendimi së shpejti

18/05/2011 15:55

Presidenti rus Dmitry Medvedev u ka premtuar gazetarëve se do t’i njoftojë “së shpejti” nëse do të kandidojë apo jo për postin e kreut të shtetit në vitin 2012.

Parardhësi i tij, Vladimir Putin, ka të drejtë të garojë sërish për president vitin e ardhshëm, pasi ka kaluar dy mandate në krye të Kremlinit.

Presidenti Medvedev ka dhënë konferencën e parë të plotë për shtyp që pas ardhjes në pushtet tre vjet më parë.

I pyetur mbi situatën në Siri, ai ka thënë se nuk do të mbështesë asnjë rezolutë të OKB-së që sugjeron ndërhyrjen ushtarake.

“Rusisë nuk i pëlqeu as mënyra se si Perëndimi përdori rezolutën e OKB-së mbi Libinë”, është shprehur Medvedev, i cili më tej ftoi SHBA që të bashkëpunojë për mburojën anti-raketë.

Top Channel