Marca: Mourinho gati për të lënë Benzeman

18/05/2011 20:00

Tekniku portugez i Realit të Madridit, Jose’ Mourinho është i gatshëm të lëshojë francezin Karim Benzema.

Për futbollistin janë të interesuar disa klube evropiane, mes së cilëve edhe Juventus, në këmbim të një sulmuesi tjetër me të njëjtat karakteristika dhe mendon për argjentinasin Kun Aguero të Atletico Madrid, shkruan sot “Marca”.

Sipas të përditshmes spanjolle, Mourinho “i ka thënë Realit të Madridit të nxjerrë në treg francezin, që nuk e bind dhe për të cilin shpreson të marrë 40 milionë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA