Partitë politike në Maqedoni kanë nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 5 qershor.

BDI e ka hapur fushatën elektorale nga Shkupi me sloganin “Së bashku drejt qëllimit”, BDI mbajti konventën partiake ku prezantoi kandidatët për deputetë. Kryetari BDI-së renditi para simpatizantëve arritjet e partisë së tij gjatë pjesëmarrjes në qeveri.

PDK e hapi fushatën në Kondovë të Shkupit. Para mbështetësve, kreu Menduh Thaci prezantoi planet që ka partia e tij për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Partia Demokracia e Re hapi fushatën në Kumanovë. Imer Selmani kërkoi votën e shqiptarëve për të ndryshuar politikën degraduese ndaj shqiptarëve të qeverisë në ikje.

Edhe partitë maqedonase nisën fushatën elektorale. Gruevski zgjodhi Ohrin, ndërsa kandidatja e opozitës për kryeministre ftoi votuesit të japin votën kundër qeverisë aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA