Për ruajtjen e sigurisë gjatë zgjedhjeve të 5 qershorit, në Maqedoni do të angazhohen plot 6900 policë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, e cila ka saktësuar se efektivat do t’i nënshtrohen një trajnimi të posacëm.

“Në kuadër të planit aksional janë mbajtur një seri trajnimesh, ndërkohë që deri më 30 maj, trajnimit do t’i nënshtrohen 6900 punonjës të policisë”, ka deklaruar Jankulovska.

Ministrja e Brendshme ka konfirmuar angazhimin për krijimin e një atmosfere të qetë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Top Channel