Kuci: Ndarja nuk përfundon me Kosovën
18/05/2011 15:50
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se logjika e ndarjes së territoreve në Ballkan nuk përfundon vetëm me Kosovën.
Kjo, sipas tij, do të prekte edhe vendet e tjera, prandaj një ide e tillë është e rrezikshme për stabilitetin rajonal.
Këto komente Kuçi i bëri pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, duke iu përgjigjur deklaratës së zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme problemit të statusit.
“Kam menduar se Dacic kishte ndryshuar nga mentaliteti i Millosevicit, por me deklaratat e tij ai po tregon se është po i njëjti”, ka pohuar Kuci.
Top Channel