Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz ka dorëzuar në Këshillin e Sigurimit raportin mbi bashkëpunimin e Serbisë.

Këshilltari i Brammertz, Frederick Svinen ka deklaruar se raporti do të publikohet më 6 qershor dhe ka refuzuar të flasë për përmbajtjen e tij.

Megjithatë, Svinen është shprehur se mungesa e arrestimit të të kërkuarve Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic përbën një shqetësim serioz.

“Gjykata e Hagës vlerëson se është përgjegjësi e Serbisë që t’i arrestojë të kërkuarit”, ka pohuar Svinen.

Top Channel