Një gomone e vogël me emigrantë ilegalë është permbysur ne zonen detare të Prevezës rreth orës 1:30 pas mesnate.

Dy persona kane gjetur vdekjen midis tyre edhe nje femije tete vjec,ndersa eshte shpallur i humbur edhe vellai i tij binjak.
Sipas rojes detare te Prevezes policia greke ka lajmeruar se nje barke me emigrante ilegale ishte permbysur ne zonen Nikopolis dhe menjehere ka filluar nje operacion i gjere i policise greke ne bashkepunim me marinen detare.

Anije te shumta si dhe nje helikopter Souper Puma jane nisur drejt kanalit te Prevezes dhe kane gjetur e shpetuar te pakten 22 emigrante ilegale.Gjithashtu u gjend dhe u arrestua edhe trafikanti i tyre nje grek 52 vjec.

Sic ka pohuar para organeve greke do t’i conte emigrantet ne brigjet italiane. Me pas emigrantet qe jane kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani jane cuar per vizite mjekesore ne nje prej spitaleve te qytetit.

Top Channel