Dënimi me vdekje, ekzekutim në Misisipi

18/05/2011 08:50

Shteti i Misisipit, në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ekzekutuar ditën e djeshme dënimin e dytë me vdekje brenda javës.

Rodney Grey, një burrë me ngjyrë 38-vjeçar, ishte i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje 79-vjeçare në vitin 1994.

Të dënuarit i është bërë një injeksion vdekjeprurës dhe ka vdekur në orën 00:12 me orën shqiptare.

Ky është ekzekutimi i 17 në SHBA që nga fillimi i këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA