Numri dy i qeverisë serbe, Ivica Dacic ka deklaruar se nuk është reale që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe për këtë arsye zgjidhja e vetme është ndarja e Kosovës.

Në një intervistë për televizionin serb B92, Dacic është shprehur se raportet ndërkombëtare imponojnë që Kosova nuk mund të mbetet më pjesë e Serbisë.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar që palët në negociata të diskutojnë ndarjen, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për këtë cështje.

“Është e rëndë të pritet që të gjendet ndonjë politikan serb që flet për njohjen e Kosovës, sepse qëllimi i shtetit është që ta ruajë atë. Por jam i sigurt se edhe qytetarët e Serbisë e dinë se ndarja e Kosovës është zgjidhje reale dhe këtë duhet ta thotë edhe qeveria në Prishtinë”, ka deklaruar Dacic.

Top Channel