City ëndërron Iniestën

18/05/2011 19:20

Manchester City kërkon të përmirësojë sa më shumë ekipin në kuadër të Champions League së ardhshme.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, skuadra e stërvituar nga Roberto Mancini është i gatshëm të paguajë 65 milionë për t’i marrë Barcelonës, Andres Iniestën.

Heroi i Spanjës kampione e botës dhe lojtari i dytë më i mirë i planetit pas Messi, sipas klasifikimit të Topit të Artë, nuk duket i gatshëm të lërë ekipin spanjoll.

Barça nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë mundësinë për ta lënë dhe pritet t’i rezistojë edhe kësaj oferte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA