Atletico Madrid: Nuk do të bisedojmë për Aguero

18/05/2011 16:20

“Nuk do të bisedojmë me askënd për Aguero”. Atletico Madrid i përgjigjet në mënyrë ekstreme thashethemeve që qarkullojnë për interesimin e disa klubeve evropiane për blerjen e tij.

Administratori i deleguar i klubit spanjoll, Miguel Angel Gil, ka sqaruar qëllimet e klubit në “Mundo Deportivo”.

Burime të shoqërisë Img, përfaqësuese e futbollistit, kanë saktësuar se takimi i mbajtur në Torino në zyrat e Juventus nuk kishin lidhje me Aguero.

“Nuk na kanë pyetur për të”, bën të ditur “Mundo Deportivo”.

Top Channel