Argjentina, Tevez nuk grumbullohet për Kupën e Amerikës

18/05/2011 13:50

Carlos Tevez nuk do të jetë në listën e lojtarëve të grumbullur për Kupën e Amerikës që do të fillojë në datën 1 korrik, në Argjentinë.

Ky është konfirmimi që vjen nga trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Sergio Batista.

“Nuk përjashtohet mundësia që Tevez të grumbullohet në një të ardhme të afërt, por jo tani”, ka theksuar trajneri në një intervistë televizive duke shpjeguar se motivet e këtij përjashtimi janë “thjesht teknike”.

Mendohet se ky është një dënim për sulmuesin e Manchester City, i cili refuzoi të luante në një ndeshje miqësore ndaj Brazilit vitin e kaluar duke u justifikuar se ishte i dëmtuar.

Top Channel