Argjentinë, Maradona: Të iki Grondona
18/05/2011 21:40
Maradona është dakord me Passarella-n, mikun e tij të vjetër të kombëtares argjentinase dhe presidentin e River Plate: Julio Grondona, në drejtim të federates argjentinase të futbollit prej 32 vjetësh, “duhet të iki”.
Pas kërkesës për dorëheqje të bërë nga Passarella për Grondona, edhe ish trajneri i kombëtares argjentinase ka deklaruar sot se kush është i vjetër duhet të iki.
“Passarella shkoi tek ai për t’i thënë atë që duhej thënë. E vetmja gjë që ka bërë është thënia e të vërtetës”, theksoi Maradona.
Top Channel