Afganistan, sulm në Xhalalabad, 13 viktima

18/05/2011 17:40

Një kamikaz në bordin e një makine të mbushur me eksploziv është përplasur me një makinë policie, në lindje të Afganistanit, duke vrarë të paktën 13 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë e huaja, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Xhalalabadit dhe si pasojë 20 persona të tjerë janë plagosur.

Sipas burimeve, kamikazi ka shënjestruar konkretisht një autobus ku po udhëtonin dhjetra agjentë policie, që kishin lënë akademinë për të vajtur në Xhalalabad.

Top Channel